Shokët e fëmijërisë martohen pasi njëri ishte bërë femër

Autori:Avdyl Pajaziti

Dy shokë fëmijërie, të cilët kishin luajtur futboll së bashku si djem, u martuan vite më vonë si burrë e grua pasi njëri prej tyre ju nënshtrua ndërhyrjes për t’u bërë femër.

Christopher Dodd, 24 vjeç, dhe Fay Purdham, 27 vjeç janë tashmë një çift bashkëshortësh. Shokët e dikurshëm të fëmijërisë, që tani jetojnë në South Bank, Middlesbrough u rritën së bashku deri në moshën e adoleshencës, kur i humbën kontaktet. Fay, e cila ka lindur si mashkull me emrin Kevin, nisi të merrte hormone për t’u shndërruar në femër kur ishte në moshën 23-vjeçare.

“Kur e pashë Fay-n për herë të parë, rashë menjëherë në dashuri me të, – tregon Christopher, i cili studion kimi në universitetin e Middlesbrough. – M’u desh ca kohë që ta kuptoja se ajo ishte miku im i fëmijërisë, Kevin, por asnjëherë nuk e pashë atë ndryshe nga një femër e bukur”, thotë ai.

shoku 1 shoku2

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shoket-e-femijerise-martohen-pasi-njeri-ishte-bere-femer/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala