“Shok”-u shitet për 8 mijë euro (Dokument)

Autori:Zekirja Shabani

Filmi që ka shënuar suksesin më të madh në historinë e industrisë së filmit kosovar deri më tani, “SHOK” është shitur për 8,000 euro.

Gazeta Fjala raporton se kaq ka paguar Radio Televizioni i Kosovës për të drejtat e transmetimit të filmit të shkurtër të nominuar për çmimin Oscar.

RTK tashmë ka lidhur marrëveshje dhe pritet të nënshkruaj kontratën me 24 shkurt për transmetimin e filmit “Shok”, përkatësisht me datë 28 dhe 29 shkurt, para dhe pas ceremonisë Oskar.

Me këtë film Kosova për herë të parë hyn në “Academy of Motion Pictures Arts and Science”.

Ky projekt filmik me skenar dhe regji nga Jamie Donoughue është bashkëprodhim mes Kosovës dhe Anglisë ndërsa xhirimet janë realizuar në muajin nëntor të vitit 2014 në Shalë të Bajgorës.

Filmi përfshinë periudhën e luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë. Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy fëmijëve të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë./Gazeta Fjala/

shok

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shok-u-shitet-per-8-mije-euro-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala