Shoferi i Zyrës Ruse në Prishtinë lë në vend një qytetar në veri

Autori:Zekirja Shabani

Shoferi i shefit të Zyrës Ruse në Prishtinë, Andrey Shugurov ka lënë të vdekur një person dhe një tjetër në gjendje të rëndë për jetë, në një aksident që ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në në rrugën Mitrovicë- Zveçan, te porta e kombinatit “Trepça” në Rudar.

Burime të Gazetës Fjala kanë konfirmuar se vetura xhip e ambasadës ishte me tabela diplomatike ndërsa ka goditur direkt veturën tjetër “Jugo”.

Edhe shefi i Operativës së Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq, ka thënë për agjencinë e lajmeve Beta se në aksident janë përfshirë një veturë e markës “Jugo” dhe një xhip, ndërsa të lënduarit janë transportuar në spitalin e Mitrovicës së Veriut.

Kirurgu kujdestar, Zvonko Radosavleviq, ka thënë se njëri nga tre të lënduarit në këtë aksident nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, përderisa personi i dytë ka marrë lëndime të rënda ortopedike kurse i treti është lënduar në gjoks. Ai tha se dy të kënduarit janë bartur në repartin intensiv, por nuk janë në rrezik për jetë./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shoferi-i-zyres-ruse-ne-prishtine-le-ne-vend-nje-qytetar-ne-veri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala