Shndërroi shpellën 800-vjeçare në shtëpinë e ëndrrave (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Një ish-biznesmen britanik ka bërë të mundur shndërrimin e një shpelle të lashtë në një shtëpi luksoze. 37-vjeçarit Angelo Mastropietro, i janë dashur 8 muaj që të transformonte shpellën 800-vjeçare në një vilë të shekullit të XXI.

37-vjeçari e ka kompletuar me të gjitha orenditë që i duhen një shtëpie, madje ka edhe wi-fi. Në moshën 29-vjeçare, ai u diagnostifikua me “MS”, dhe që atëherë ai vendosi që të blejë shpellën.

“Është i vendosur në një vend të mrekullueshëm, të bën që të ndihesh mirë dhe është shumë relaksues. Ndërkohë që jam disa milje larg një lokali apo supermarketi, jam edhe 100 milje mbrapsht në histori”, është shprehur ai.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shnderroi-shpellen-800-vjecare-ne-shtepine-e-endrrave-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala