Shkup, nga 550 policët e rinj të pranuar në punë, vetëm 44 shqiptarë

Autori:Gazeta Fjala

Mediat shqiptare në Maqedoni raportojnë se me konkursin e fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë punësuar rreth 600 policë, nga të cilët vetëm 44 janë shqiptarë, me çka injorohet Marrëveshja e Ohrit dhe obligimi kushtetues për përfaqësim adekuat të jomaqedonasve.

Sipas mediave, në këtë konkurs, kryesisht janë pranuar fëmijët e shumë funskionarëve të VMRO-DPMNE-së në pushtet të Nikolla Gruevskit.

Mediat raportojnë edhe për largimin e kuadrove shqiptarë nga postet e tyre udhëheqëse dhe zëvendësimin me kuadro maqedonas.

Punësimi i policëve të rinj dhe zhvendosja e kuadrove bëhet disa ditë para se LSDM-ja të marrë postin e Ministrit të Brendshëm, ashtu siç parashikohet me marrëveshjen politike ndërpartiake për daljen e Maqedonisë nga kriza politike./TCH

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shkup-nga-550-policet-e-rinj-te-pranuar-ne-pune-vetem-44-shqiptare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala