Shkulen pishat 100 vjeçare në Mitrovicë

Autori:Avdyl Pajaziti

Qyteti i Mitrovicës përveç që është i ndarë, vite më parë për shkak të një projekti të financuar nga Bashkimi Europian ka mbetur edhe pa parkun, i cili ka qenë buzë Ibrit.
Mirëpo, si duket ky qytet ka filluar të mbes edhe pa ata pak gjelbërim që i ka mbetur.

Kjo pasi që punëkryesi i cili po e ndërton sheshin e qytetit, ka filluar t’i shkul pishat e mbjella para 100 vitesh, ndërsa Drejtoria për Inspeksion nuk po bën kurrfarë reagimi.

Barani në një prononcim për Veriu.info shpreh brengën e tij për pishat që operatori që po e ndërton sheshin po i shkul, derisa thotë që komuna duhet të reagoj për këtë fenomen.

“Është e pamundur që pishat të rrëzohen vet. Ato po i nxjerrë me rrënjë operatori që po punon në shesh dhe nuk është vetëm rasti i nxjerrjes së pishës para ‘Shtëpisë së mallrave’, pasi që ditë më parë edhe para ish-Jugo bankës janë nxjerrë edhe dy pisha tjera”, thotë Barani për Veriu.info.

Ai thotë se komuna duhet të reagoj për ta ndalur këtë fenomen dhe punëkryesi të përgjigjet për atë që ka bërë.

Në anën tjetër, zëdhënësi i komunës së Mitrovicës, Hysni Syla, thotë se autoritetet komunale kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të pohimeve të punëkryesit dhe të disa qytetarëve, pisha tek ‘Shtëpia e mallrave’ është rrëzuar vet dhe nuk ka ndonjë element që atë mund ta ketë rrëzuar operatori, edhe pse ai ka dyshime që rrëzimi i pishës mund të jetë bërë nga ngjeshja e dheut. /Veriu.info/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shkulen-pishat-100-vjecare-ne-mitrovice/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala