Shkollën ‘Ismail Luma’ në Lipjan e merr uji (Foto)

Autori:Zekirja Shabani

Shkolla fillore ‘Ismail Luma’ në Lipjan është rrethuar e gjitha me ujë, si pasojë e të reshurave të fundit të shiut.

Madje, të dielën uji kishte nisur të mbulojë edhe pjesën e pasme të shkollës, ku ishte shtruar zhavor në mënyrë që nxënësit në rast të vërshimeve të mund të futen para hyrjes së shkollës, raporton lajmi.net.

Uji ende është i pranishëm rreth shkollës dhe banorët afër shkollës tregojnë se uji vetëm sa nuk kishte hyrë edhe brenda në shkollë.shkollashkolla 2

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shkollen-ismail-luma-ne-lipjan-e-merr-uji-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala