Shkollat që rrisin papunësinë në Kosovë

Autori:Gazeta Fjala

Qeveria e Kosovës po e pranon që me aftësitë që marrin të rinjët në shkollat dhe universitetet e vendit papunësinë e kanë të garantuar.

Mospërputhja e nevojave të tregut të punës me njohuritë e fituara në arsimin e lartë dhe profesional shihet si njëri ndër problemet kyçe në vend, sipas Strategjisë Kombëtare për zhvillim, shkruan Gazeta Fjala.

“Rreth 25 për qind të firmave në Kosovë ende ankohen se fuqia punëtore ka shkathtësi të mangëta dhe të papërputhshme me nevojat e tyre. Në anën tjetër, më shumë se 85 për qind të investitorëve e nënvizojnë cilësinë e fuqisë punëtore si faktor kryesor kur marrin vendime për investime”, thuhet në këtë strategji.

Aty thuhet se, ndonëse nevojat e tregut të punës që ndërlidhen me zhvillim ekonomik nga ana e firmave janë të mëdha, fuqia punëtore në anën tjetër ka mangësi në shkathtësitë e punës.

Sipas vlerësimeve të bëra në këtë strategji, Kosova ende nuk ka sistem për parashikimin e shkathtësive të kërkuara në tregun e punës dhe procesi i hartimit të standardeve profesionale të kualifikimit vlerësohet të jetë i ngadalshëm, ashtu sikurse edhe zbatimi i Kornizës Kurrikulare.

Për këtë arsye vlerësohet se duhet të forëcohen programet arsimore si deh nevojave të tregut me anë të së cilave do të përcaktohehsin standardet profesionale për tregun e punës.

“Sistemi i arsimit profesional do të bëhet sa më praktik, duke përfshirë ndjekje të mësimit në ndërmarrje. Rol qenësor do të luaj edhe krijimi i një sistemi për parashikimin e nevojave për shkathtësi, si dhe ndërlidhja e punës hulumtuese në universitete me industritë, përmes specializimeve të mençura”./GazetaFjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shkollat-qe-rrisin-papunesine-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala