Shkollat e Skenderajt fillojnë vitin e ri shkollorë pa material pedagogjik

Autori:Gazeta Fjala

Fillimin e vitit të ri shkollorë shkollat e komunës së Skenderajt e kanë filluar pa material pedagogjik.

Kjo ka ndodhur pasi që një tender i shpallur nga komuna, është anuluar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik, për shkak të shkeljeve të ligjit të prokurimit, raporton Gazeta Fjala.

Organi shqyrtues i Prokurimit ka dal me vendimin për anulimin e tenderit “Furnizim me material pedagogjik për shkollat në Skenderaj” me datën 27 gusht.

Pasi sipas OSP-së eksperti shqyrtues ka dhënë mendimin se AK me rastin e vlerësimit të këtij aktiviteti të prokurimit ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e nenit 7 dhe 48 të LPP-ës.

”OSHP i rekomandon panelit shqyrtues që ankesa e OE ankues të aprovohet dhe obligohet komuna e Skenderajt të anuloj aktivitetin e prokurimit apo të shtyj afatin për ofertë dhe t`i jep mundësi të gjithë OE të interesuar për të ofertuar dhe njëherit obligohet AK të respektoj dispozitat e LPP-së”, shkruan në këtë vendim.

Edhe Komuna e Skenderaj shihet se është pajtuar me vendimin e gjykatës së tenderëve.

“Komuna e Skenderajt përmes e-mail njofton panelin shqyrtues se pajtohen  me raportin e ekspertit shqyrtues për aktivitetin e prokurimit”, shkruan në këtë vendim./ Gazeta Fjala

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shkollat-e-skenderajt-pa-material-pedagogjik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala