Shkolla klasike e ekonomisë

Shkolla klasike, e cila konsiderohet si shkolla e parë e mendimit ekonomik, është e lidhur me ekonomistin Skocez të shekullit të 18, Adam Smith, dhe me ekonomistët që e pasuan atë, si Robert Mathaus dhe David Ricardo.
Ideja kyçe e shkollës Klasike është se tregjet punojnë më mirë kur nuk ka ndërhyrje në to, dhe se qeveria ka vetëm se një rol të vogël në të. Besonin se me mosndërhyrje në treg mund të arrihet zhvillimi ekonomik. Tregjet duhet të lihen të punojnë të qeta sepse mekanizma e çmimit vepron si një ‘dorë e fshehur’ e fuqishme.
Në termet e shpjegimit të vlerës, fokusi i mendimit klasik ishte në mungesë dhe në kostot e prodhimit.
Në termet makro-ekonomike, ekonomistët klasik supozonin që ekonomia do të kthehej në nivelin e punësimit të plotë nëpërmes të një mekanizmi vet-rregullues.
Periudha klasike zgjati deri në vitet 1870.