Shkolla Kejnsiane e ekonomisë

Ekonomistët kejnsian tërësisht e pasojnë idetë kyçe makro-ekonomike të ekonomistit të njohur Britanez John Maynard Keynes. Keynes konsiderohet si ekonomisti më i rëndësishëm i shekullit të 20-të.
Në esencë, ekonomistët Keynsian janë skeptik se në qoftë se tregjet e lira lihen vet, në mënyrë të pashmangshme shkojnë drejt ekuilibrit të punësimit total.
Qasja kejnsiane është intervencioniste, që vije nga besimi se nëse interesi personal që e drejton sjelljen mikro ekonomike jo gjithmonë qon drejt zhvillimit afatgjatë makroekonomik apo stabilitetit afatshkurtë makroekonomik. Ekonomia kejnsiane është esencialisht një teori e kërkesës agregate, dhe e asaj se si më mirë t manipulohet me anë të politikave makroekonomike.