Shkojnë me autobus, kthehen me vetura zyrtare (FOTO)

Autori:Avdyl Pajaziti

Një pjesë e delegacionit të Kosovës ka marr rrugë drejt Tiranës në takimin e radhës  mes dy kabineteve qeveritare. Ministrat kosovarë  Arban Abrash e Avdullah Hoti bile kanë bërë selfi para nisjes me autobus.

Vet ministri i Punës e Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, që është edhe zëdhënës qeverie, ka bërë me dije para disa dite se delegacioni kosovarë do të udhëtoj me autobus drejt Shqipërisë me qëllim përçimin e mesazhit për kursim mjetesh.

Gazeta Fjala merr vesh se pavarësisht kësaj çka ka deklaruar zëdhënësi i qeveris Abrashi, një pjesë e madhe e ministrave kanë porositur shoferët e tyre që të marrin makinat zyrtare e të shkojnë në Tiranë në mënyrë që kur të përfundojnë takimin të kthehen me makina zyrtare.

Burime të Gazetës Fjala brenda qeverisë kanë bërë me dije se një pjesë e shoferëve të ministrave me makinat zyrtare tashmë ministrave me makinat zyrtare tashmë janë nisur drejt Tiranes.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shkojne-me-autobus-kthehen-me-vetura-zyrtare-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala