Shkencëtarët: Kokaina bën që qelizat e trurit ta hanë veten

Autori:Avdyl Pajaziti

Të gjithë e dimë se kokaina nuk është e mirë për trurin por efektet e saj janë akoma më të këqija se sa që mendonim.

Një studim i ri nga Universiteti Johns Jopkins zbulon se dozat e larta të kokainës bëjnë që qelizat e trurit ta vrasin veten.

Në studim ku objekt ishin minjtë, hulumtuesit gjetën se kokaina në qelizat e trurit nxit “autofaginë aktive”-transmeton arbresh.info, proces ku qelizat e tretin brendinë e tyre.

Këtë fenomen hulumtuesit e vëzhguan edhe te minjtë nënat e të cilëve kishin marrë kokainë sa ishin shtatzënë.

“Ne e kryem autopsinë dhe gjetëm se si qelizat vdesin nga dozat e larta të kokainës.”-u shpreh profesori i neuroshkencës Solomon Snyder.

“Ky informacion na ndihmon në përdorimin e komponimeve të njohura për parandalimin dhe pengimin e dëmit.”-vazhdoi profesori.

Gjetjet e hulumtimit u publikuan në gazetën Proceset e Akademisë Kombëtare të Shkencave./arbresh.info

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shkencetaret-kokaina-ben-qe-qelizat-e-trurit-ta-hane-veten/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala