Shkencëtarët holandezë krijojnë cunamin artificial

Autori:Avdyl Pajaziti

Shkencëtarët holandezë kanë krijuar një gjenerues valësh, në kuadër të eksperimenteve dhe kërkimeve për të shtuar sigurinë në diga në rast përmbytjesh. Makineria quhet “Delta Flume” dhe mund të shkaktojë dallgë që arrijnë deri në lartësinë 5 metra në një kanal 9.5 metra të thellë.

Qëllimi i ndërtimit të një makinerie të tillë është të shtojë sigurinë në rast përmbytjesh në vend. Dihet se në Holandë, 50 % e popullsisë jeton në zona që janë nën nivelin e detit.

Stacioni ndodhet në qytetin Delft dhe aty mund të testohet se çfarë do të ndodhë nëse valë gjigante godasin digat e vendit.

Inxhinierëve holandezë u janë dashur tre vjet për të ndërtuar makinerinë “Delta Flume”.  Dallgë në përmasat që gjeneron ajo nuk janë krijuar ndonjëherë artificialisht.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shkencetaret-holandeze-krijojne-cunamin-artificial/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala