Shkëmbinjtë bllokojnë rrugën në Prizren

Shkëmbinj gjigant kanë bllokuar rrugën Prizren – Reçan, të premten. Siç shihet në disa fotografi të postuara në internet nga Agron Kude, shkëmbinjtë kanë bllokuar komplet qarkullimin e automjeteve në këtë aks, raporton Gazeta Fjala.
Nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz, megjithatë kolona të gjata janë shkaktuar derisa pritet intervenimi për largimin e gurëve nga rruga./Gazeta Fjala/