Shkëlzen Gashi thotë se Isa Boletini del figurë tragjik-komike.

Autori:Avdyl Pajaziti

Studiuesi i historisë dhe njohës i rrethanave historike, Shkëlzen Gashi thotë se Isa Boletini sipas asaj që është shkruar dhe thënë për më shumë se 100 vjet del figurë tragjik-komike.

“Thënë më se buti ai del të jetë figurë tragjik-komike, kurse thënë më së ashpëri, del mercenar. Atij i mungon konsistenca. Isa Boletini, por edhe Azem Bejta janë model të politikanëve të sotëm, të cilët krejt çka kanë bërë ka qenë pasurimi i tyre”, ka thënë Gashi në Klan Kosova, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, duhet gjetur dokumente si në arkivat osmane, austro-hungareze, serbe, etj., në mënyrë që të bëhet një pasqyrim më real për veprimtarinë e tij.

Ai nuk e ka mohuar se Boletini ka qenë trim dhe luftëtar i madh, por më shumë ka luftuar për interesa personale. /Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shkelzen-gashi-thote-se-isa-boletini-del-figure-tragjik-komike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala