Shkëlzen Gashi në shënjestrën e nj ë ekipi të famshëm italian

Autori:Avdyl Pajaziti

Kolonia e shqiptarëve në ekipin italian mund të shtohet me një tjetër lojtar pasi drejtori sportiv, Igli Tare ka nisur punën për ta shkëputur nga Baseli golshënuesin e fitores kundër Armenisë.

Kontaktet mes palëve nisën që gjatë afatit të verës pasi Gashi konsiderohet një lojtar i rëndësishëm për projektin e Piolit për shkak se ai mund të mbulojë disa pozicione në repartin e avancuar. Në fund të qershorit, Baseli arriti ta shkëpueste sulmuesin nga Grasshoppers duke nënshkruar një kontratë deri në vitin 2018 por 20 golat e shënuar deri në këtë pikë të sezonit kanë vënë në lëvizje bardhkaltërit.

Sipas faqes së specializuar “Lalaziosiamonoi.it”, Tare është takuar me të atin që është njëkohësisht edhe agjenti i lojtarit dhe një fakt që i shtyn bisedimet në rrugë të mbarë është se Gashi ka pasaportë zviceriane dhe mund të luajë si komunitar. Gjithsesi, një nyjë e vështirë për t’u zgjidhur mbetet vlera e kartonit të lojtarit pasi Baseli nuk kërkon ta lejë të lirë për më pak se 8 milionë Euro. I lindur në Zvicër, 26-vjeçari e nisi karrierën mes të rinjve të Grasshoppersit dhe Zyrihut. Në vitin 2012, Gashi debutoi në Kategorinë e Parë, ndërsa vitin e shkuar fitoi çmimin “Lojtari i Vitit” në Zvicër. Gjatë këtij sezoni, Gashi ka shënuar 18 gola në 22 ndeshje të luajtura në kampionat, 1 në Kupën e Zvicrës dhe 1 në UEFA Champions League kundër Ludogorets.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shkelzen-gashi-ne-shenjestren-e-nj-e-ekipi-te-famshem-italian/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala