Shkatërron 1700 armë në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Me rastin e shënimit të Ditës së shkatërrimit të armëve, të enjten priten të shkatërrohen afër dymijë copë armë të vogla dhe të lehta.
Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), konfirmoi sot “se Kosova do të shkatërrojë 1742 copë armë të vogla dhe armë të lehta me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe UNDP-së”, transmeton Telegrafi.

Në këtë mënyrë, Kosova do t’i bashkohet kremtimit të Ditës së shkatërrimit të armëve të vogla, ditë kur bota paralajmëroi për rreziqet e armëve, mungesën e sigurisë dhe përdorimin e armëve të paligjshme.

Shkatërrimi i armëve do të organizohet nga Policia e Kosovës dhe do të bëhet në “shkritoren” e Janjevës

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shkaterron-1700-arme-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala