Shkatërrohet “Gjon Serreqi”

Autori:Zekirja Shabani

Në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Gjon Serreçi” në Ferizaj persona të panjohur kanë demoluar inventarin e zyrave të kësaj shkolle dhe kanë dëmtuar regjistrat e nxënësve të klasave të nënta.

Ky akt vandal mësohet se ka ndodhur gjatë vikendit, ndërsa drejtori i kësaj shkolle, Milazim Dërguti, thotë se kjo mund të jetë bërë nga nxënësit të cilët nuk janë të kënaqur me suksesin e tyre dhe kështu kanë dashurt’i fshehin gjurmët. Por cak i këtij vandalizmi nuk kanë qenë vetëm regjistrat ngase këtu është shkatërruar edhe një pjesë e inventarit të zyreve përfshirë edhekompjuterët, laptopet, printeret etj.

“Fakti se janë dëmtuar vetëm regjistrat e klasave të IX-tana bënë të dyshojmëse kjo është bërë për shkak të suksesit pasi që këto klasa së shpejti edhe përfundojnë vitin. Por thyerja e inventarit laptopeve, printeravedhe vjedhja e disa prej tyre e tejkalon këtë qëllim”, ka thënë drejtori Dërguti, transmeton RTK.

Mësohet se policia e ka bërë inçizimin e gjendjes dhe është duke i bërë hetimet, ndërsa këtë akt e kanë dënuar edhe arsimtarët e kësaj shkolle.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shkaterrohet-gjon-serreqi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala