Shkarkohet Jablanovici

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shkarkuar ministrin Jablanovic.

“Nga sot ministri Jablanovic nuk është pjesë e kabinetit qeveritar”, tha kryeministri Mustafa.

Shkarkimi i tij është njoftuar në një konferencë për media ku kryeministri ka adresuar shumë çështje aktuale. Shkarkimi i ministrit serb vije pas ofendimeve që ua bëri ai nënave gjakovare duke i quajtur egërsira.

Ky ofendim shkaktoi reagime që pasuan me protesta në qendrat kryesore të vendit, duke arritur kulmin në Prishtinë. Shkarkimi u bë vetëm një ditë para paralajmërimit të opozitës për protestën e radhës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shkarkohet-jablanovici/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala