Shiu shkatërroi tri ura në Gjilan

Autori:Zekirja Shabani

Reshjet e fundit të shiut në komunën e Gjilanit kanë marrë me vete tri ura. Nënkryetari Rexhep Kadriu ka bërë të ditur se në fshatin Dobërqan, nga shembja e dheut i është dëmtuar shtëpia një qytetari familja e të cilit është evakuuar, ndërsa ka shtuar se dëmet më të mëdha janë në 3 ura në Goden, Përlepnicë dhe Sllubicë, si pasojë e degradimit të shtretërve të lumenjve nga qytetarët e pandërgjegjshëm, ndaj të cilëve tha se do të merren masa të ashpra ndëshkuese.

Nënkryetari Kadriu ka informuar se me të nisur vërshimet është mbledhur Shtabi i emergjencave i Komunës, i ka marrë të gjitha masat duke dalë në terren në të gjitha lokacionet, ku është intervenuar në 30 raste gjatë tërë natës së 7 shkurtit.

Kadriu ka bërë të ditur se pas reshjeve të mëdha është ngritur në maksimum niveli i ujit në pendën e Përlepnicës, duke shtuar se kryetari Haziri me ekipin e tij do të bëjë çmos që me anë të ndihmës së qeverisë të ndërtohet një kapërderdhëse.

Ai ka informuar se me vendim të kryetarit janë formuar dy komisione: njëri për vlerësimin e dëmeve dhe tjetri për strategjinë për trajtimin e lumenjve të degraduar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shiu-shkaterroi-tri-uri-ura-ne-gjilan/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala