Shiu shkakton telashe në Viti

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjendje alarmante vazhdon të jetë në disa fshatra të komunës së Vitisë, pas reshjeve të shiut që kanë rënë gjatë gjithë natës së kaluar dhe po vazhdojnë të bien edhe më tej. Autoritetet komunale të Vitisë, janë në terren, ndërkohë kanë apeluar për vëmendje tek qytetarët dhe të kufizojnë lëvizjet.

Naser Haziri përgjegjës komunal i sektorit për Siguri dhe Emergjence, ka apeluar tek qytetarët që të jenë të vëmendshëm gjatë qarkullimit në rrugët e disa fshatrave si: Budrikë, Remnik, Skifteraj e Radivojc.

“Është situatë alarmante dhe mund të ketë përkeqësim në bazë të asaj që po shihet sepse të reshurat po vazhdojnë. Rruga për në fshatin Skifteraj është vështirësuar dhe kalimi me vetura është pamundësuar. Së bashku me kryetarin e komunës dhe ekipet tjera të Shërbimeve Publike etj, po vizitojmë tani edhe fshatin Budrik ku për çdo moment mund të ketë vërshime nëse uji del nga shtrati i lumit Morava”, tha Haziri

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shiu-shkakton-telashe-ne-disa-fshatrat-te-vitise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala