Shitja e “Silkaporit”, e kundërligjshme

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjykata e Apelit ia ka rrëzuar një urdhër të përmbaruesit privat Fadil Berisha, i cili ia kishte shitur Bankës Raiffeisen fabrikën “Silkapor” së bashku me disa prona tjera të Zylqef Berishës, shkruan Koha Ditore.

Shitja e kësaj fabrike për 2.4 milionë euro ishte bërë për pagesën e kredisë që pronari i kompanisë “Silkapor”, Zylqef Berisha, e kishte marrë nga Raiffeisen Banka, por të cilën nuk kishte arritur ta shlyente.

Mirëpo, Gjykata e Apelit ka gjetur se janë bërë disa shkelje ligjore deri tek shitja e kësaj prone.

“Kjo gjykatë ka vlerësuar përfundimin e këtillë të përmbaruesit privat për territorin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Fadil I. Hoxha, dhe Urdhrin e atakuar, si dhe të gjitha shkresat e lëndës dhe ka gjetur se një urdhër i tillë është i pabazuar dhe se nuk ka mbështetje ligjore dhe as mbështetje në shkresat e lëndës”, thuhet në konstatimet e Gjykatës të bërë rreth urdhrit të lëshuar nga përmbaruesit.

“Po ashtu, ka gjetur se Urdhri i atakuar është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të proceduarës kontestimore… për çfarë u desh që ky Urdhër të prishet”.

Fillimisht, Gjykata thotë se përmbaruesi privat nuk e ka respektuar masën e sigurimit të vendosur nga Gjykata në Ferizaj për kontestin në mes të debitorit dhe kreditorit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shitja-e-silkaporit-e-kunderligjshme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala