Shitet medalja e parë e Nobelit

Autori:Avdyl Pajaziti

Medalja e çmimit Nobel dhënë ekonomistit, Simon Kuznets, zbuluesi i PBB-së, që përcakton rritjen ekonomike të një vendi, u shit në ankand rreth 391 000 dollarë dje në mbrëmje në Los Anxheles. Medalja e artë dhënë Kuznets, i cili vdiq në vitin 1985, është çmimi i parë Nobel për Ekonominë dhe i gjashti për një çmim Nobel që shitet në ankand.Ajo u vlerësua 390 848 dollarë. Shtëpia e ankandeve që organizoi këtë shitje ”Nate D. Sanders Auctions” refuzoi të jepte detaje për blerësin.Kuznets, laureati i tretë për një çmim Nobel për Ekonominë, e mori këtë medalje në vitin 1971 për studimet e tij për rritjen ekonomike.Ndryshe nga kolegët e tij të asaj kohe, ai përdori demografinë dhe statistikat për të kuptuar efektet e rritjes së popullsisë mbi prodhimin kombëtar.Në arë 23 karat, medalja tregon portretin e zbuluesit të çmimit, Alfred Nobel.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shitet-medalja-e-pare-e-nobelit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala