Shiroka-Pula: Mbështetje më e madhe për gratë mbajtëse të familjeve

Autori:Gazeta Fjala

Gjatë veprimtarive të zhvilluara nga Gruaja Demokratike e PDK-së në shumë komuna të Kosovës, veç takimeve të karakterit organizativ e strukturor, janë vizituar edhe biznese me të cilat suksesshëm menaxhojnë gratë.

Raste më të veçanta dhe të cilat padyshim që meritojnë mbështetje më të madhe institucionale, janë bashkimet e grave si mbajtëse të familjeve për të zhvilluar afarizëm, siç janë ato të Krushës, Vushtrrisë etj.

“Gratë që anekënd Kosovës po zhvillojnë afarizëm të suksesshëm iu duhet mbështetje më e madhe, qoftë përmes grandeve apo subvencioneve dhe veçanërisht atyre që me biznesin e tyre mbajnë familje” porosit kryetarja e Gruas Demokratike të PDK-së, Justina Shiroka-Pula.

Një mbështetje e tillë sipas kryetares Pula, konform projekteve të grave në biznes do t’u shërbej atyre për t’u zhvilluar edhe më shumë dhe hapur vende të reja pune për gratë tjera.

“Ministritë adekuate, por dhe pushtetet lokale duhet rrisin interesimin për t’ju qëndruar pranë projekteve të tilla të grave, realizimi i të cilave kërkon mbështetje financiare” përfundoi Shiroka-Pula.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shiroka-pula-mbeshtetje-me-e-madhe-per-grate-mbajtese-te-familjeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala