Shikoni si duket avioni më i madh në botë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ulet si një helikopter, ka një autonomi që i lejon të fluturojë për tre javë me radhë dhe mund të ulet kudo. Airlander është avioni më i madh në botë.

Ai është krijuar nga Hybrid Air Vehicles, dhe mund të transportojë deri në 20 tonë ngarkesë, përfshi edhe pasagjerë.

Ky avion mund të transportojë ndihma, mjekime dhe një sërë ngarkesash të tjera në zona që potencialisht janë të paarritshme.

Shoqëria që e krijoi, Hybrid Air Vehicles, para katër vitesh mori një financim të majmë nga ushtria amerikane për zhvillimin e këtij produkti. Por për shkak të shkurtimeve në buxhet ky avion u shit te prodhuesit për 300 mijë dollarë, ose më pak se 1% e kostos që u desh për ta ndërtuar.

3 2 1

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shikoni-si-duket-avioni-me-i-madh-ne-bote/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala