Shikoni se si policia Maqedonase rrah refugjatët (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia kufitare maqedonase ka përdorur shkopinj gome për të parandaluar mijëra emigrant të cilët edhe nëpër shi ishin të detyruar që të hyjnë në Maqedoni, raporton Sky News.

Së paku 7.000 njerëz, duke përfshirë shumë prindër që kishin me vete edhe fëmijë të vegjël, po kalonin nëpër fushat me baltë përreth Greqisë dhe Maqedonisë, me qëllim që të shkojnë drejt Sërbisë.

Lisa Holland, gazetare e Sky News tha: “Këto pamje janë bërë në Maqedoni. Ne e kuptojmë se kjo është një roje kufitare, e di se çfarë dhe kush janë ata, dhe ata mund të thonë se ata janë duke u përpjekur për të ruajtur kontrollin, por mund të shihni se si njerëzit goditen me shkopinj gome”.
Policia greke njoftoj se lëvizja e njerëzve që hyjnë në Maqedoni ishte vala më e madhe e refugjatëve dhe emigrantëve që kanë parë deri tani.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shikoni-se-si-policia-maqedonase-rrah-refugjatet-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala