Shikojeni rikthimin e Ibrahim Rugovës në Kosovë, në kohën e euforisë së UÇK-së (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova do të kthehej në Kosovë disa javë pas përfundimit të luftës.

Rugova gjatë luftës me familjen e tij kishte qëndruar në Itali, ndërsa në korrik të vitit 1999 do të kthehej në Kosovë.

Përkundër sulmeve që iu bënë nga rivalët politik, sidomos nga partitë e dala nga Lufta e UCK-së, ai do t’i fitoj zgjedhjet lokale të vitit 2000, pastaj ato parlamentare të vitit 2001, e kështu me radhë, raporton Gazeta Blic.

Rugova përkundër që iu eliminuan disa nga bashkëpunëtorët më të ngushtë, ai derisa ishte gjallë, arriti t’i fitoj të gjitha zgjedhjet.

Me vdekjen e tij, LDK do të ndahet në dysh, dhe kësisoj më 2007, PDK e Hashim Thaçit do të kthehet si partia më e parë në Kosovë, e cila tash e 8 vjet, vazhdon të triumfoj.

http://m.youtube.com/watch?v=K71gJpL-hh0

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shikojeni-rikthimin-e-ibrahim-rugoves-ne-kosove-ne-kohen-e-euforise-se-uck-se-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala