Shëtitja e Vetëvendosjes së “varfër” nga zyra në zyrë (Foto)

E nisën në një shtëpi të vjetër, në kushte modeste për punë. Lëvizja Vetëvendosje hapat e parë drejtë politikës i mori në objektin që nga jashtë dukej se do të rrëzohej nga dita në ditë, në lagjen Pejton në Prishtinë.
(Zyra e parë e Vetëvendosjes)
Por, në godinën një katëshe u bënë plane të mëdha, u organizuan protesta e u hartuan strategji për vendin.
Një nga këto strategji duket se ishte edhe akomodimi i aanëtarëve të lëvizjes në ambiente më të mira pune. Kështu shumë shpejtë e tërë struktura organizative e Vetëvendosjes u zhvendos në Rrugën Bajram Kelmendi, në Prishtinë.
(Zyra e dytë e Vetëvendosjes)
Tani Levizja Vetëvendosje krijojë kushte më të mira pune në një objekt më modernë. Megjithatë, lideri i sajë u varfërua. Albin Kurti veq e kishte shitur banesën e tijë në lagjen Dardania për ti ndihmuar kauzës së Vetëvendosjes.
Por, as ambientet e reja duket se nuk ishin mjaftë të përshtatshme për punën e kësaj lëvizjeje “të varfër” financiarisht. Nevoja për hapësirë dhe komoditet e zhvendosi përsëri tërë strukturën udhëheqëse të Vetëvendosjes në një lokacion të ri.
Vetëvendosje ka dalë me zyra të reja në rrugën UÇK, apo në pjesën që njihet “Te Qafa”.
(Zyra e re e Vetëvendosjes)
Për qera në këtë objekt Vetëvendosje ka njoftuar se paguan 1800 euro në muaj, ku 1000 prej tyre janë nga buxheti i partisë derisa 800 të tjera vijnë si donacion nga biznesi “Bear Communications” në pronësi të Albesian Mala./Gazeta Fjala/