Shesin veshkën për të blerë iPhone

Autori:Avdyl Pajaziti

Të çmendurit pas produkteve të kompanisë Apple kanë filluar të shesin organet e tyre, në mënyrë që të blejnë produktet më të fundit të kompanisë amerikane.

Në Kinë është trend që të shesësh veshkën, në mënyrë që të blesh një iPhone 6S. Policia ka njoftuar për një tjetër rast, ndërsa ka bërë thirrje që të rinjtë të mos ndërmarrin iniciativa të tilla, pasi mund t’iu kushtojë me jetë.

Të rinjtë kontaktojnë përmes rrjetit social kinez QQ njerëz të cilët jashtëligjshëm merren me shitjen e organeve. Rasti i fundit flet për një djalosh i cili është zhdukur, pasi kishte shkuar në Nanjig për të bërë kontrolloet e  nevojshme mjekësore.

Wu dhe Huang, dy miqtë, po kërkonin për një blerës, pasi më parë kishin porositur një iPhone i cili do të arrinte me datë 12 shtator. Mirëpo, njëri prej tyre është zhdukur pas takimit me personin që kishin rënë në kontakt.

Wu ishte bërë pishman në momentin kur kishin takuar personin, duke tentuar edhe që të telefonojë policinë, por Huang, i cili është zhdukur, ka refuzuar të heq dorë./Top Channel/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shesin-veshken-per-te-blere-iphone/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala