Shesin pasurinë për të ikur nga Kosova

Autori:Zekirja Shabani

“Shitet për arsye migrimi shtepia e përfunduar në vitin 2010…”, kështu ka shkruar Burim Brovina, në një shpallje për shitjen e shtëpisë në Prishtinë.

Ai ka vendosur të shes gjithçfarë ka për të ja mësyrë gyrbetit, për një jetë më të mirë.

a60cdcdc-793e-4cc7-8809-85945def421a

“Shtëpinë e kom qitë në shitje jo për mosmarreveshje apo telashe tjera po vetëm për arsye MIGRIMI, pasi që kam një shancë për me ikë jashtë”, shkruan ndër të tjera ai.

Brovina tregon se e ka të siguruar vendin e punës në mërgim dhe kërkon sa më shpejtë blerës për shtëpin e tijë, të cilën e ka nxjerrë në treg me cmim 150 mijë euro.

Por, ky nuk është i vetmi që po sht gjithcka për të ikur nga Kosova.

Lavdimi, një qytetar tjetër ka nxjerrë në shitje pajisje bujqësore.

“Shitet traktori 542 de luxe ne gjendje te tregullt teknike shumë i rujtun. arsye shitjes migrim jashtë vendit. Se e kom bileten e pagume ju mirpres”.

migrimi traktori

Edhe shumë qytetar tjerë kanë nxjerrë në shitje pasuri të vlefshme për të njëjtën arsye.

pezho migrim

Në shpallje të ndryshme shihen vetura, prona e pasuri tjera, të cilat qytetarët donë ti heqin për ti siguruar mjetet e mjaftueshme financiare për rrugë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shesin-pasurine-per-te-ikur-nga-kosova/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala