Sheshel nuk shkon në Hagë

Autori:Avdyl Pajaziti

Lideri i radikalëve serbë, i akuzuari për krime lufte Vojislav Sheshel, ka thënë se s’do t’i dorëzohet Tribunalit të Hagës, e as që do t’i dorëzojë çfarëdo raporti mjekësor, qoftë Hagës apo autoriteteve serbe.

Shesheli për gazetën “Politika” të Beogradit ka thënë se ia ka ndaluar konsiliumit të mjekëve që t’u dorëzojë çfarëdo dokumenti lidhur me shëndetin e tij zyrtarëve të Hagës dhe pushtetarëve serbë.

Ai ka thënë se prej se është kthyer në Serbi është duke punuar në drejtim të rrënimit të regjimit të kryeministrit Aleksandar Vuçiq dhe se konsideron se nëse bie qeveria kjo nuk do ta destabilizojë vendin.

Kryeradikali serb, i cili para Gjykatës Ndërkombëtare përgjigjet për krime të rënda lufte në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë në vitet 90, vitin e kaluar për arsye shëndetësore u lëshua nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Për shkak të shkeljes së kushteve për të cilat u lëshua për mjekim në Serbi, Tribunali këto ditë kërkoi që Shesheli të kthehet në qeli, ndërsa nëse këtë nuk e bën vetë, pret që autoritet serbe ta dorëzojnë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sheshel-nuk-shkon-ne-hage/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala