Sherri mes dy familjeve çoi në vrasjen e 39 vjeçarit në Rahovec

Autori:Gazeta Fjala

shtë varrosur sot 39 vjeçari i vrarë me katër plumba dje në Rahovec. Vrasja erdhi për shkak të një rrahje që kishte ndodhur mes familjes së viktimës dhe dorasit.

Konflikti i mëhershëm mes familjes Shala dhe Danuza në Rahovec ishte fatale për njërin anëtarë të familjes Danuza. Viktima mashkull 39 vjeçar gjeti vdekjen në njërën prej kafiterive në Rahovec. Gazeta Express merr vesh se ai u gjuajt me shtatë plumba ndërsa katër prej tyre kishin goditur trupin e viktimës. Ngjarja kishte ndodhur derisa viktima me dorasin po pinin kafe.

Të premten, rreth orës 10:50, në një lokal në qytetin e Rahovecit një person ka shkrepur me armë zjarri ndaj një 39 vjeçari. Dorasi, nga familja Shala, e ka goditur viktimën me disa plumba duke e lënë të vdekur në njërën prej kafeneve të Rahovecit. Dhe, e gjithë kjo për shkak të një konflikti të mëhershëm midis këtyre dy familjeve.

Anëtarët e familjes Danuza , kohë më parë, kishin rrahur nipin e familjes Shala. Kjo bëri që të nxehen gjakrat, kur ata të dy ishin duke pirë kafe së bashku.

Osman Islamaj, komandat i Policisë rajonale të Rahovecit, kishte konfirmuar për Gazetën Express vrasjen në Rahovec. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 10:50, kur ata të dy ishin duke pirë kafe dhe më pas “janë nxehur gjaqet” dhe ka ndodhur më e keqja.

“Të premten rreth orës 10:50, në një kafe ka ndodhur një aksident. Një mashkull i moshës 39 vjeçare është vrarë”, kishte thënë Islamaj për Express. Sipas policisë konflikti kishte filluar më herët. Dorasi e kishte bërë këtë për nipin e tij, djalin e vëllait, pasi që anëtarët e familjes Danueza e kishin rrahur djaloshin.

“Këto dy familje kanë pasur edhe më herët probleme. E në fund, vrasësi ishte nxehur kur anëtarët e familjes Shala kishin rrahur djalin e vëllait të tij”, tha Islamaj për Express.

Rasti tani është në Prokurorinë Themelorë në Komunën e Gjakovës./GazetaExpress/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sherri-mes-dy-familjeve-coi-ne-vrasjen-e-39-vjecarit-ne-rahovec/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala