Sherifi – Hahnit: Veprimi juaj i jep kuptim vezëve dhe gazit në Kuvend

Autori:Avdyl Pajaziti

Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherfi ka thënë se mos leximi i banerëve të deputetëve të opozitës nga ana e komisionarit Johanes Hahn, tregon se vetëm fjalët nuk janë të mjaftueshme për të paraqitur argumentet e opozitës.

Sherfi me anë të një shkrimi autorial ka thënë se Hahn është dashur ti kushtojë vëmendje dhe ti lexojë ato pavarësisht nëse ishte pajtuar ose jo.

“Qasja e tillë përcjellë vetëm një mesazh, fatkeqësisht jo të mirë, se vetëm fjalët apo shkronjat nuk mjaftojnë t’a bëni tjetrin që së paku t’ju dëgjojë apo lexojë argumentet tua. Një qasje e tillë ndaj argumenteve të opozitës, përdorimit të vezëve dhe gazit lotësjellës, për të pa mundësuar zbatimin e këtyre marrëveshjeve të dëmshme për të ardhmen e Kosovës, i japin kuptim dhe legjitimitet edhe më të madh”.

“Nëse dikush ende mendon se, për të ndalur zbatimin e këtyre marrëveshjeve të dëmshme, janë të mjaftueshme vetëm fjalët dhe shkronjat (pa vezë dhe gaz lotësjellës) dje nga komisioneri Hahn, fatkeqësisht morën përgjigje zhgënjyese. Duke mos marrë mundin as t’i lexojë ato dy fjali, ai me apo apa dashje, përcolli mesazhin se, vetëm fjalët apo shkronjat nuk mjaftojnë sepse ato mund të kalohen duke mos u lexuar fare. Prandaj, sado jo popullor që mund të jetë përdorimi i tyre, fatkeqësisht mbetet i pashmangshëm”,  ka shkruar ndër të tjera Sherfi. /lajmi.net.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sherifi-hahnit-veprimi-juaj-i-jep-kuptim-vezeve-dhe-gazit-ne-kuvend/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala