Sheqeri me afat të skaduar vinte nga Algjeria

Autori:Avdyl Pajaziti

Agjencia e Veterinës dhe Kontrollit Ushqimor e Kosovës ka sekuestruar 25 tonë sheqer me afat të skaduar.

Lamir Thaçi, zyrtar për informim në këtë agjenci ka thënë për Klan Kosovën se vendi i origjinës së sheqerit është Algjeria.

Kjo sasi e sheqerit ishte paraparë që të asgjësohej gjatë ditës së sotme në qytetin e Pejës, por sipas Thaçit kushtet klimatike e kanë pamundësuar që të bëhet një gjë e tillë.

Ai ka paralajmëruar se asgjësimi i tij do të bëhet gjatë ditëve në vazhdim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sheqeri-me-afat-te-skaduar-vinte-nga-algjeria/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala