Sheqeri ju plakë

Autori:Avdyl Pajaziti

Nivelet e larta të sheqerit në gjak mund t’u bëjnë të dukeni më të moshuar seç jeni në të vërtetë.

Ky është përfundimi i nxjerrë nga një studim holandez, i cili kishte përcjellë rreth 600 gra dhe burra të moshës nga 50 deri në 70 vjeçe.

Sipas studiuesve, njerëzit të cilët kishin një nivel të lartë të glukozës në gjakun e tyre, janë vlerësuar vazhdimisht më të vjetër në moshë, nga një ekip i zgjedhur në mënyrë të rastësishme.

Rezultatet kanë treguar se për 180 gramë glukozë më shumë për litër gjak, mosha e personave që ishin vlerësuar ishte rritur pesë muaj më shumë se realja.

Studiuesit mendojnë se nivelet e larta të sheqerit në gjak ulin prodhimin e kolagjenit dhe fijeve të elastinës, duke bërë që lëkura të humbasë freskinë dhe rininë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sheqeri-ju-plake/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala