Sheqeri, 5 fakte që duhet t’i dini

Autori:Avdyl Pajaziti

Ne konsumojmë sasi të mëdha sheqeri, shpesh pa e kuptuar. Një iniciativë e re e Universitetit të Kalifornisë në San Francisco, e quajtur “Sugarscience” ka analizuar qindra studime të kryera mbi sheqerin dhe ndikimin e tij në shëndetin e njeriut.

Sipas saj, konsumi i sasive të mëdha të sheqerit lidhet direkt me sëmundjet e zemrës, diabetin e tipit 2, sëmundjet e mëlçisë etj. Ja pesë faktet më të rëndësishme që kjo faqe ka listuar:

    • Një amerikan mesatar konsumon 29.9 kg sheqer në vit.
    • Konsumi i një kanaçeje 330 ml me pije të gazuar në ditë e rrit rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës me 1/3.
    • Ka të paktën 61 emra të ndryshëm për sheqerin në etiketën e ushqimeve. Shanset janë që nëse një përbërës përfundon me “-ose” të jetë sheqer.
    • Fruktoza, një prej tipeve më të zakonshme të sheqerit, mund të jetë për mëlçinë njësoj e dëmshme si alkooli.
  • Fëmijët amerikanë, rreth 16 për qind të kalorazhit ditor e marrin nga sheqeri.

/shekulli

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sheqeri-5-fakte-qe-duhet-ti-dini/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala