Shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar

Autori:Avdyl Pajaziti

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, sot HANDIKOS dhe Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, shënojnë këtë ditë me konferencën “Qasja dhe fuqizimi i personave me aftësi të kufizuar”.

 Konferenca do të mbahet në Qendrën e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuar/HandiKOS, në Prishtinë, në ora 10:00.

Asambleja e Kombeve te Bashkuara, në vitin 1992, shpalli 3 dhjetorin ditë të personave me aftësi të kufizuar, me qëllim të promovimit të të kuptuarit të çështjeve mbi aftësinë e kufizuar dhe të mobilizimit në përkrahjen për dinjitet, të drejta dhe mirëqenie të personave me aftësi të kufizuara.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shenohet-dita-nderkombetare-e-personave-me-aftesi-te-kufizuar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala