Shenjohen nxënësit

Njesiti i Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, ka pranuar nga OSBE, rreth 2000 copë bexha dhe lakore reflektuese, për çanta dhe dorë (krah), të cilat do t’ju dorëzohen fëmijëve në shkolla, me fokus, fëmijëve – nxënës të cilët udhëtojnë në kushte të dukshmërisë së ulët dhe përgjatë rrugëve me qarkullim automobilistik më të ngjeshur.
Njesiti i komunikacionit, në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Ferizaj dhe me Njësitin e Komunitetit, e ka bërë përzgjedhjen e shkollave, dhe nesër më 20.02.2015, në në shkollën fillore “Vezir Jashari” ne Ferizaj, do të nis shperndarja e këtij materiali për nxënëesit e ciklit të ultë, nga klasa I-rë deri në klasën e V-të. Fillimisht, do të mbahet një ligjeratë e shkurtër nga ana e policëve të komunikacionit, lidhur me sigurinë e nxënësve në rrugë dhe me përdorimin e materialeve reflektuese, qe do t’ju jepen.