Shëndetësia ndër institucionet më të korruptuara

Dita evropiane për të drejtat e pacientëve është shënuar edhe në Kosovë, ku është folur për korrupsionin në shëndetësi.
Hasan Preteni, drejtor i Agjencisë Kosovare kundër Korrupsionit, ka bërë të ditur se sistemi shëndetësor në Kosovë hyn në mesin e gjashtë institutcioneve më të korruptuara në vend.
“Nuk ka njësi specifike për matjen e korrupsionit. Njësi vetëm është perceptimi publik. Qytetari krijon këtë perceptim duke u ballafaquar me të qenit pacient. Në raportet e mekanizmave vendor dhe ndërkombëtar, që janë të specializuar për matjen e perceptimit të përgjithshëm qytetarë, thuhet se gjendja në shëndetësi nuk është e mirë”.
“Në raporte të ndryshme, thuhet se shëndetësia ka qenë në mesin e gjashtë grupeve të institutcioneve më të korruptuara ku hyjnë edhe KEK- u , Gjykatat, Doganat , Agjencia e Privatizimit dhe Posta”, ka shtuar Preteni.
Për korrupsionin në shëndetësi, ka folur edhe udhëheqësi i zyrës së Organziatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Skender Syla.
“Korrupsioni pa dyshim është çështje e shëndetit publik që nuk do të zhduket vetëvetiu dhe nuk mund të injorohet në asnjë moment. Korrupsioni në sektorin shëndetësor mund të jetë çështje në mes jetës dhe vdekjes. Adresimi i korrupsionit në sektorin shëndetësor është i domosdoshëm për të arritur rezultate të mira për statusin shëndetësor të popullatës”
“Sot në aspektin global është si sëmundje publike globale dhe pengesë kyçe e qeverisjes së mirë dhe zhvillimit të mirëfillt. Ndonëse nuk ka ndonjë definicion të korrupsionit, më së shpeshti përdoret definicioni i keqpërdorimit të funksionit publik për përfitime personale”, tha Syla.
Sidoqoftë, Curr Gjoca drejtor gjeneral i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka pohuar se sa i përket luftimit të korrupsionit, institucioni që ai drejton ka marrë masa së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë që “akterët kryesor që merren me këtë dukuri, t’i bëjë pjesë të organeve më të larta vendimmarrëse për të pasur çasje të plotë në diskutime dhe politika shëndetësore.