Shëmtitë e kryeqytetit (Foto)

Beton i thyer, shkallë të çrregulluara, mbeturina vend e pa vend, gropa në rrugë, shtylla të rrezuara e shporta të ndryshkura, janë gjërat që më së shumti i bijën në sy çdo qytetari që viziton, kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.
Rregullimi i tyre nuk është bërë edhe pas ardhjes së Shpend Ahmetit në krye të Komunës, ndonëse në fushatë kishte dhënë goxha premtime për këto çështje.
Gjendjen reale të disa pjesëve të Prishtinës e tregojnë edhe fotografitë e bëra nga Gazeta Fjala.
Të irrituar me këto parregullsi janë edhe vetë qytetarët e Prishtinës. Por, thonë se edhe janë mësuar të jetojnë me këto pamje.
“Parregullsi ki sa dush, tu u nis prej qatynev shkallëve që pak sekonda ma herët i kalova”, thotë Bashkim Saliu.
“Përditë i shoh, sa që kanë nis mem irritu”, thotë ajo më zë të lartë.
E po të njëjtit mendim është edhe Valbona, e cila po ashtu i sheh si pengesë çrregullimet në vendet në të cilat i bie të kalojë.
“Më pengojnë gurët, shkallët e prishura e sidomos mbeturinat që hidhen vend e pa vend”.
Derisa, Lumnie Ismajli ecte nëpër këto shkallë duke u kujdesur që të mos rrëzohet. Ajo për gazetën Fjala tha se edhe pse asnjëherë nuk është ankuar, ajo prapë e sheh të nevojshme që dikush të dal e t’i rregullojë ato.
“Jo s’jemi anku askund për këtë punë. Mua çdo ditë më bie të kalojë në këto shkallë, me duket vetja sikur po eci sa andej e këndej”, thotë ajo./Gazeta Fjala/.