Shefqet Krasniqi, në listat e veteranëve të UÇK-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Komisionit për verifikim të veteranëve të UÇK-së ka publikuar sot listat e dëshmorëve, veteranëve, invalidëve dhe të gjithë pjesëmarrësve të luftës për Zonën e Dukagjinit.

Në mesin e kësaj liste del të jetë edhe ish-imami i “Xhamisë së Madhe” në Prishtinë, Shefqet Krasniqi.

Ai, sipas listave të nxjerra nga Komisioni për verifikim të veteranëve të UÇK-së, del të ketë qenë ushtar i Brigadës 138, “Agim Ramadani”.

Ndryshe, Krasniqi ditë më parë, me një vendim të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) është larguar nga pozita e imamit të “Xhamisë së Madhe”. /Telegrafi

shefqeti

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shefqet-krasniqi-ne-listat-e-veteraneve-te-uck-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala