Shefja e tenderëve të Avdullah Hotit, vazhdon punën pa licencë

Autori:Zekirja Shabani

Elmaze Xhema, zyrtarja e suspenduar e prokurimit në Ministrinë e Financave, vazhdon të kryej punën sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Kështu të paktën shihet në njoftimet për kontrata të kësaj ministrie të publikuara në ëeb faqe të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, shkruan Gazeta Fjala.

Xhema, të cilës i është marrë licenca e punës, vazhdon të qëndroj në të njëjtën zyrë dhe të kryej të njëjtat detyra (bazuar në njoftimet e publikuara) për të cilat ishte pezulluar nga punë, pasi kishte bërë një varg shkeljesh të konstatuara edhe nga Organi Shqyrtues i prokurimit Publik.

Gazeta Fjala ka kontaktuar me zyrtaren Xhema, e cila e ka konfirmuar se është duke ushtruar detyrën e zyrtares së prokurimit dhe është në pritje të vendimit përfundimtarë të OSHP-së pas ankesës që ka bërë, me pretendimin se OSHP kishte gabuar në rastin e saj.

“Unë jamë duke e kryer detyrën, por në mungesë të licencës nuk kam të drejtë vetëm të nënshkruaj vendimet”, ka thënë Xhema.

Gazeta Fjala ka raportuar në dhjetorë se si OSHP pas shkeljeve të vazhdueshme të rregullave të prokurimit, kishte  vendosur që asaj t’i merret licenca e punës me 4 dhjetor me arsyetimin se “zyrtarja e prokurorimit në fjalë ka bërë shkelje të vazhdueshme esenciale të dipozitave të Ligjit të Prokurimit Publik”.

http://gazetafjala.com/analiza/avdullah-hoti-mbetet-pa-menaxheren-e-dallavereve/

Pas këtij vendimi kishte reaguar Ministria e Financave duke e pezulluar zyrtaren Xhema deri ne marrjen e një vendimi të radhës nga OSHP-ja.

http://gazetafjala.com/pezullohet-shefja-e-prokurimit-ne-ministrine-e-financave/

/Gazeta Fjala/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shefja-e-tendereve-te-avdullah-hotit-vazhdon-punen-pa-licence/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala