Shefja e Inspektoratit të Arsimit ndërron datëlindjen për ti ikur pensionimit

Autori:Avdyl Pajaziti

Udhëheqësja e sektorit të Inspektoratit arsimor për Prishtinën, në Ministrinë e Arsimit, Ryve Bytyqi, ka ndërruar datëlindjen e saj vetëm një muaj para se të dalë në pension, duke u bërë dy vjet më e re. Këtë gjë e ka bërë përmes Gjykatës Themelore të Pejës, dega në Deçan, ku ka bërë kërkesë për ndryshimin e datëlindjes.

Bytyqi, sipas dokumenteve zyrtare të saj, me të cilat është shërbyer që nga lindja e deri tani në kohën e pensionimit, është dashur të pensionohej më datën 15 korrik të këtij viti, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ministria madje e ka nxjerrë edhe vendimin për pensionimin e saj. Sipas këtij vendimi, i cili mban datën 18 maj dhe është nënshkruar nga ish-sekretari i Ministrisë, Xhavit Dakaj, shefja e SIA-s, Ryve Bytyqi, duhet të dilte në pension që nga data 15 korrik e këtij viti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shefja-e-inspektoratit-te-arsimit-nderron-datelindjen-per-ti-ikur-pensionimit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala