“Shefi i shefave” për një vit blen banesë 117 metra katror

Adem Grabovci, shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, ka arritur të ja shtojë listës së pasurisë së tijë të paluajtshme edhe një banesë të re 117 metra katrorë nga viti i kaluar. Në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit ai ka paraqitur se këtë e ka blerë me kursime dhe kredi të bashkëshortes së tij, por nuk ka treguar se sa është vlera e kësaj banese.
Grabovci është njëri nga deputetët milioner të Kuvendit të Kosovës, në bazë të vlerës së pasurisë së deklaruar, transmeton Gazeta Fjala.
Ai ka në pronësi një banesë 80.00 metër katror, e blerë në vitin 2001, nga kursimet e punës në Zvicër,në vlerë prej 150.180 euro.
-Truall 100.00 ari, e blerë në vitin 1999,nga kursimet e punës në Zvicër në vlerë prej 150.000 euro.
-Pronë familjare 3.00 hektarë trashëgimi në vlerë prej 500.000 euro .
-Pronë familjare 50.00 ari , trashëgimi në vlerë prej 500.000 euro.
-Tokë 1.00 hektarë, pronë familjare në vlerë prej 150 euro.
-Pronë 5.00 ari , pronë familjare në vlerë prej 50.000 mijë euro.
Vitin e kaluar Grabovci ka deklaruar se ka tri vetura, dy BMW dhe një Golf VI, por nuk ka përcaktuar se sa është vlera e tyre. Ndërsa këtë vit ai ka deklaruar vetëm një BMW, ndërsa tjera duket se nuk i ka më në pronësi.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së merr pagë si deputet i Kuvendi i Kosovës , 23.866.44 euro në vit, ndërsa bashkëshortja për punën në Ibër Lepenc merr 7.960.00 euro./Gazeta Fjala/