Shefi i EULEX-it njoftoi zëvendëskryeministrin Stojanoviq për hapat e ndërmarrë në rastin Ivanoviq

Autori:Gazeta Fjala

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, është takuar sot me shefin e Misionit EULEX, Gabriele Meucci, me të cilin ka diskutuar lidhur me shqetësimet e komuniteteve joshumicë në Kosovë dhe për masat që janë duke u ndërmarrë nga EULEX-i dhe institucionet lokale për ta përmirësuar qasjen e tyre në shërbimet e fushës së sundimit të ligjit.

Sipas njoftimit për medie, bëhet e ditur se shefi i Misionit Meucci e njoftoi zëvendëskryeministrin Stojanoviq për hapat që janë duke u ndërmarrë nga EULEX-i në rastin e Oliver Ivanoviqit, për të siguruar respektimin e vlerave themelore të drejtave të njeriut dhe pavarësinë e gjyqësorit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shefi-i-eulex-it-njoftoi-zevendeskryeministrin-stojanoviq-per-hapat-e-ndermarre-ne-rastin-ivanoviq/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala