ShBA-të përgëzojnë Kosovën dhe Serbinë për marrëveshjet

Autori:Gazeta Fjala

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka dalë me një njoftim në të cilin uron shtetet e Serbisë dhe Kosovës dhe delegacionet e tyre për arritjen e marrëveshjeve të rëndësishme mbrëmë, gjatë bisedimeve të lehtësuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Në letër gjithashtu vlerësohet lartë roli i  Mogherini dhe ekipit të saj. “Marrëveshja e përmbyllura sot mbi energjinë, telekomin, themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe ajo për lirinë e lëvizjes/ura e Mitrovicës, do të përmirësojnë jetën e njerëzve në të dy shtetet,” thuhet në njoftimin e DASH.

Më tej theksohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë të dy qeveritë për progresin e arritur në përmbushjen e zotimeve të bëra në Marrëveshjen e Brukselit dhe në aranzhimet e tjera të dialogut, duke lëvizur kështu të dy shtetet drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe duke përshpejtuar rrugëtimin e tyre drejt BE-së.

Në fund, SHBA përgëzon të dy shtetet për përkushtimin e tyre ndaj këtij procesi dhe se SHBA do të vazhdojë të mbështes fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shba-te-pergezojne-kosoven-dhe-serbine-per-marreveshjet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala