SHBA, sulme tokësore ndaj ISIS-it

Autori:Gazeta Fjala

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se do të përfshijnë edhe sulmet tokësore në fushatën e tyre ndaj ISIS-it në Irak dhe Siri.

Sekretari i Mbrojtjes Ash Carter tha se do të shtoheshin edhe sulmet ajrore ndaj “objektivave të rëndësishëm”.

Këto komente ai i bëri në Komitetin e Senatit të Shërbimeve të Armatosura.

“Nuk do të hezitojmë në mbështetjen e partnerëve tanë në sulmet ndaj ISIS-it, qofshin ato ajrore apo tokësore. Do të intensifikojmë sulmet ajrore ndaj objektivave të rëndësishëm”, tha Carter./TCH

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shba-sulme-tokesore-ndaj-isis-it/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala