SHBA përshëndet marrëveshjet Kosovë- Serbi

Autori:Avdyl Pajaziti

Departamenti Amerikan i Shtetit përshëndeti arritjen e katër marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbrëmë në Bruksel duke vlerësuar se liderët e dy vendeve dhe delegacionet e tyre kanë arritur “marrëveshje të rëndësishme”

“Marrëveshjet e finalizuara për energjinë, telekomunikacionin, themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe si dhe për lirinë e lëvizjes do ta përmirësojnë jetën e qytetarëve në të dyja vendet”, tha sot zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, John Kirby.

ShBA-të kanë përgëzuar dy qeveritë për “progresin e arritur në përmbushjen e zotimeve të dhëna në Marrëveshjen e Brukselit dhe aranzhimet tjera të dialogut” të cilat, sipas zëdhënësit Kirby, i afrojnë Kosovën dhe Serbinë më afër normalizimit të marrëdhënieve dhe perspektivën e tyre drejt Bashkimit Evropian.

“ShBA-të gjithashtu përshëndesin përkushtimin e të dyja palëve ndaj këtij procesi dhe do të vazhdojnë ta mbështesin fuqimisht dialogun e lehtësuar nga BE”, tha John Kirby.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shba-pershendet-marreveshjet-kosove-serbi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala