SHBA ofron 45 milionë dollarë kundër krizës së refugjatëve

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria amerikane ka bërë të ditur se do të ofrojë një fond prej 45 milionë dollarësh amerikanë për të ndihmuar Kenian në trajtimin e krizës komplekse të refugjatëve.

Ndihma vjen pas zotimit nga qeveria keniane për mbylljen e Kampit masiv të Refugjatëve \”Dadaab\”.

Zotimi erdhi pas sulmit të muajit të kaluar në një kampus universitar nga anëtarët e grupit eksptremist \”Somali al-Shabaab\”.

Zyrtarët e Kenias thanë se militantët kanë mbështetje nga brenda kampit Dadaab, ku janë strehuar rreth 600 mijë refugjatë somalezë.

Njoftimi për të ndihmuar Kenian erdhi nga vizita e sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry në Kenia.

Gjatë vizitës së tij në vendin afrikan, Kerry ka zhvilluar bisedime të shumta me presidentin kenian Uhuru Kenyatta dhe zyrtarë të tjerë për mënyrat e luftimit të ekstremistëve al-Shabaab, që operojnë jashtë Somalisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shba-ofron-45-milione-dollare-kunder-krizes-se-refugjateve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala